Roberto Carlos përfundon në burg
Pëlqej
Departamenti i Drejtësisë në Rio de Janeiro ka urdhëruar burgosjen e ish-futbollistit brazilian Roberto Carlos për tre muaj.

Arsyeja është vonesa e pagesës së ushqimeve për dy fëmijët e tij. 44-vjeçari detyrohej 20,000 $ kundrejt Barbara Thurler. Mediat lokale thonë se Carlos, i cili aktualisht është ambasadori i Real Madridit në Azi Dhe Oqeani, u bë kohët e fundit baba për të nëntën herë pasi gruaja e tij e tanishme, Mariana Lucon, lindi një vajzë me emrin Mariana, përcjell Albeu.com.

Ai nuk ka qenë i vetmi lojtar brazilian që ka një urdhër burgu kundër tij për mos pagimin e mbështetjes së fëmijëve. Kampioni i botës Edilson Silva Ferrerira, i cili ishte pjesë e ekipit brazilian që fitoi Kupën e Botës Japoni-Kore 2002, ishte burgosur në dy raste. /albeu.com/
Shtuar më 24/08/2017, ora 16:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori