Ish anësori Madrilen, Roberto
Carlos nuk ka dyshime dhe ka disa arsye për atë se Cristiano Ronaldo është më i mirë se argjentinasi Leo Messi.
Carlos ka dhënë një intervistë për mediat spanjolle në të cilin ka folur për dallimin mes
Cristianos dhe Messit.
”Unë e shoh atë në stërvitje çdo ditë dhe më impresionin puna e tij. Eshte impresionante qëndrimi i tij përball
stërvitjes, përgjegjësisë së ndeshjeve. Ai dëshiron të përmirësohet çdo ditë. Ky është dallimi i tij me Messin.”, thotë Braziliani, përcjellë A.
”Messi është një fenomen dhe Neymar gjithashtu. Por kjo mënyrë e
stërvitjes së
Cristianos, profesionalizmit, koncentrimit, motivimit dhe dëshirës për të fituar, e dërgon Portugezin një hap para tjerëve.” përfundoi
Carlos. /albeu.com/
Shtuar më 03/01/2018,
ora 17:02