Roberto Carlos "thumbon" Messin për Botërorin
Pëlqej
"Ylli" Barcelonës përsëri do të jetë në kërkim të lavdisë globale me kombëtaren e tij.

Leo Messi është shprehur se do të kishte dhënë gjithçka për të fituar Kupën e Botës me Argjentinën madje do kishte shkëmbyer edhe një trofe të Barcelonës.

Por për tja shtuar "dhimbjen" që ka për Botërorin ka menduara legjenda Roberto Carlos, duke thënë se Messi duhej të ishte brazilian.

"Nëse Messi do të ishte brazilian, ai do të ishte një kampion botëror" ka thënë Roberto Carlos për "TyC Sports".

Dështimit të kombëtares së Argjentinës në finalen e Botërorit 2014 ju shtua edhe humbja e Kupës së Amerikës, cka e shtyu Messin të largohej përkohësisht nga kombëtarja e tij.

Por ai ka gjetur forcën të rikthehet dhe të luftoi përsëri në "Rusia 2018" për të bërë ëndrrën realitet. /albeu.com/

Shtuar më 14/06/2018, ora 12:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori