Roberto e pëson keq pas shuplakës që i dha Marcelos
Pëlqej
Komisioni Disiplinor i Spanjës ka dënuar me katër ndeshje Sergi Roberton pas shuplakës së dhënë kundrejt Marcelos.

E gjithë ngjarja ndodhi në kohën shtesë të pjesës së parë, kur spanjolli papritmas goditi kundërshtarin në mënyrë të pashpjegueshme në takimin mes Barcelonës dhe Real Madridit.

“Agresion ndaj një lojtari tjetër pa shkaktuar lëndime. Ndëshkimi ndaj Sergi Robertos ka marrë befasi në Barcelonë, ku mjedisi i klubit e ka marrë atë si të ekzagjeruar”, shkruan në njoftimin e Federatës së Futbollit të Spanjës.

Në këtë formë, mbrojtësi i krahut të djathtë nuk do të jetë në gjendje të luajë ndeshjet e fundit të La Ligës dhe SuperKupës së Spanjës. /albeu.com/
Shtuar më 09/05/2018, ora 16:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori