Roberto Karlos: Messi "ëndrra" e Anzhit
Tranjeri i Anzhit, Roberto Carlos ka pranuar që klubi që ai drejton ka kërkuar yllin e Barcelonës, Messi merkaton e shkuar të verës. Braziliani pranoi që 24-vjeçari argjentinas mbetet ëndrra e pronarit të Anzhit.

"Sulejman Kerimov ka vënë tre emra në tavolinë: Neymar, Messi dhe Eto. Ky i fundit u mendua për ofertën dhe e pranoi. Më pas më ka telefonuar për strukturën e skuadrës dhe unë i dhashë idetë e mia. Për të tre opsionet ai është i pari që firmos, unë thjesht pres përforcimet që do të sjellë Presidenti Kerimov", u shpreh ish mbrojtësi i Brazilit dhe Real Madrid rreth interesimit të klubit që ai drejton, Anzhi. /albeu.com/
Shtuar më 03/11/2011, ora 10:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori