Roberto Mançini shpreh interesin për Luis Suarez
Roberto Mancini
Roberto Mançini ka shprehur deshiren per te afruar ne skuadren e tij yllin e Liverpulit, Luis Suarez. Në nje prononcim para ndeshjes kundër Liverpulit, ai shprehet se Suarez është një lojtar elite.

“Për mua Suarez është një lojtar elite. Më pëlqen, është i fortë dhe punon shumë. Ai është një nga më të mirët në Angli. Suarez tani luan për Liverpulin. Ai ka cilësi dhe është i fortë”, ishte komenti i trajnerit italian, i cili u ka shprehur bashkëpunëtorëve të tij se mendon që Suarez do të tundohet nga ideja për të luajtur në Ligën e Kampioneve dhe për të qenë gjithmonë pretendent për trofe. /albeu.com/
Shtuar më 02/02/2013, ora 12:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori