Roberto rinovon me Barcelonën, klauzolë e frikshme
Pëlqej
Barcelona ka rinovuar kontratën me anësorin Sergi Roberto, duke e zgjatur deri në vitin 2022, duke qenë se aktualja përfundonte në 2019-ën.

Lajmi është zyrtarizuar nga vetë klubi katalan, që ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me futbollistin e rritur në akademinë e Barcelonës.

Me kontratën e re përmirësohen ndjeshëm edhe përfitimet e Sergi Robertos, por ajo që tërheq vëmendjen është klauzola e prishjes së saj. Çdo skuadër që dëshiron t’i marrë Barçës, Sergi Roberton, duhet të paguajë në arkat e klubit plot 500 milionë euro, një shifër vërtetë marramendëse./albeu.com/
Shtuar më 22/02/2018, ora 14:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori