Robertson: Simulimet e Neymar janë irrituese
Mbrojtësi i Liverpool Andy Robertson nuk e ka kapërdirë dot humbjen 2-1 që i shkaktoi PSG.

Roberton mbeti më i zhgënjyer me sjelljen e skuadrës së Thomas Tuchelit, pasi që beson se ata filluan të humbnin shumë kohë në mënyrë që të përfundojë ndeshja sa më parë dhe Liverpooli nuk pati kohë ta përmbyste rezultatin.

“Besoj se kur ata ishin duke fituar, filluan të humbnin kohë. Ju mund t’i përdorni shtirjet, mund t’i përdorni të gjitha. Unë me të vërtetë do të doja ta dija se sa kohë humbën ata. Është irrituese kur Neymari bie në tokë ashtu”, ka thënë Anderson.

“E gjitha kjo është pjesë e lojës së tij dhe ne u detyruam të përballemi me këtë gjë. Ne nuk arritëm ta kontrollojmë agresionin tonë. Natyrisht që ishte irrituese, por kur luan kundër PSG-së duhet ta presësh një gjë tillë, veçanërisht kundër tij. Nuk arritëm ta përballojmë mirë” përfundoi 24 vjecari. /albeu.com/

Shtuar më 29/11/2018, ora 10:16
Fatmir
e Enjte 29 Nëntor 2018, Ora 11:06
Neymar eshte nje balerine....qe luan futboll.
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori