Robinho deshiron te jete me i miri ne bote
Pëlqej
Albeu.com
Sulmuesi i Manchester Cityt, Robinho, zbulon se ai synon tё fitojё titullin e Lojtarit mё tё Mirё nё Botё. Braziliani ishte përforcimi mё i shtrenjtё i Premierligёs, me Manchester Cityn qё pagoi 32,5 milionё funte pёr tё marrё shёrbimet e tij.
Robinho deri tash ka shёnuar shtatё gola dhe ka shumё ambicie pёr veten dhe klubin e tij. Ai nuk arriti tё gjendet nё listёn pёr Lojtarin mё tё Mirё tё këtij viti, por thotë se nё tё ardhmen e afërt do tё mund tё luftojё pёr shpërblimin individual.

“Qëllimi im ёshtё tё jem mё i miri nё botё, pa dyshim. Shpresoj se do tё mund ta arrij kёtё nё disa vitet e ardhshme dhe do tё mund tё garoj pёr trofeun e lojtarit mё tё mirё nё botё”, ka thёnё Robinho.
Shtuar më 21/11/2008, ora 15:26
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori