Robinho: Kush nuk do te luante per Barcen?
Albeu.com
Sulmuesi i Manchester Cityt, Robinho, është shprehur i gatshëm që të niset drejt Barcelonës. Spekulohet se braziliani do të kalojë në Camp Nou gjatë afatit kalimtar të janarit në formë huazimi, ndërsa edhe pse asgjë nuk është ...... konfirmuar zyrtarisht, vetë lojtari thotë se do t’i pëlqente të luajë për Barcelonën.

“Padyshim se do të luaja për Barcën. Kush nuk do të luante? Do të argëtoheshim shumë”.

“Do të ishte kënaqësi të luaja krahas Messit, bashkëkombësit Dani Alves, Xavit, Iniestas, Ibrahimovicit, dhe gjithë të tjerëve”, ka thënë Robinho për “El Mundo Deportivo”.
Shtuar më 15/10/2009, ora 19:53
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori