Robinho: Manchini nuk eshte trajner
Albeu.com
Pas largimit të tij nga Manchester City tani Robinho lëshon edhe fjalët e tij më ofenduese të mundura për trajnerin aktual të Manchester Cityt. “Tek Manchester City e dija se do të kërcente tabela e zëvëndësimeve dhe unë kam qenë njëri prej tyre, pasi që trajneri nuk ka patur besim në mua.”
“Më pas, ju filloni të humbni besimin në fushë.”
Pika kyçe e largimit të Robinhos nga City ishte humbja 2-0 nga Evertoni dhe largimi i tij në mes të lojës.

“Unë fola me menaxherin pas ndeshjes. Ai pranoi se ka gabuar që më largoi nga loja. Ishte hera e parë që unë është dashur për përjetoj diçka të tillë në karrierën time, pasi që është hera e parë. Nuk ishte mungesë respekti. Mendoj se është mungesë e aftësisë si menaxher”, përfundoi Robinho.
Shtuar më 07/03/2010, ora 19:56
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori