I gjithë Milani në shërbim të Massimiliano Allegrit. Këtë e vërteton edhe sulmuesi brazilian
Robinho, i cili në një intervistë të dhënë për "La Gazzetta dello Sport" ka treguar se e gjithë skuadra po punon në mënyrë që trajneri livornez të mos largohet nga posti që mban.
"Më vjen keq që po
kalon një periudhë të tillë. Ai është
komandanti im dhe për ta
ndihmuar di vetëm një gjë: punë për të, për ne dhe për tifozët", u shpreh
Robinho.
Më pas braziliani hedh poshtë zërat për një largim te Santos duke theksuar se do të qëndrojë në Milano edhe 10 sezone të tjera. /albeu.com/
Shtuar më 14/10/2012,
ora 15:32