E FUNDIT/ Zhbllokohet sfida, Inter-Atalanta (VIDEO)
Robinho: Qëllimi im është të arrij 15 gola
Albeu.com
Përforcimi rekord i Manchester Cityt, Robinho, ka dërguar një paralajmërim tek mbrojtësit kundërshtarë duke thënë se forma e tij e mirë tek tash pritet të vijë.“Për disa ndeshje tifozët e Anglisë do ta shohin Robinhon e vërtetë. Tashmë kam parë se në City atmosfera në zhveshtore është shumë më e mirë se sa në Real Madrid. Dua që këtë sezon të luaj më së miri që mundem, dhe të përpiqemi të luajmë në Ligën e Kampionëve sa më shpejtë që është e mundur. E di që do të jetë vështirë, por duhet të kemi ambicie”, ka thënë Robinho.

“Dua të arrij sa më shumë gola që është e mundur dhe të tregoj se çdo funte e harxhuar për mua ia ka vlejtur. Së pari i kam vënë qëllim vetes 15 gola, pastaj do të shohim”, ka përfunduar braziliani.
Shtuar më 27/09/2008, ora 20:23
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori