Robinho refuzon te udhetoj me skuadren ne Valenci
Albeu.com
Robinho vazhdon tё ngulmojё rreth kërkesёs qё kampioni spanjoll, Real Madrid, ta shesё atё tek ekipi i Premierligёs, Chelsea.Marca ka shkruar se Robinho refuzon tё udhëtojё me skuadrёn nё Valencia pёr ndeshjen e vikendit tё Superkupёs. Bashkёlojtarёt e tij përpiqen ta bindin atё tё udhëtojё, por braziliani refuzon tё lëshojё pe.

Robinho thuhet se nuk ka fjetur pёr rreth tri netё pёr shkak tё stresit nga situata dhe mund tё argumentojё arsyet psikologjike pёr tё mos udhëtuar nё Valencia.

Lojtari dje thuhet ka zhvilluar takime me udhëheqës tё klubit rreth këtij problemi. Rastin Robinho e ka komentuar edhe trajneri i Chelseat, Luiz Felipe Scolari.


“Robinho ёshtё lojtar shumё i mirё, por nuk e di çfarë do tё ndodhё. Kjo nuk ёshtё detyrё e imja”, ka deklaruar Scolari, nё konferencën para ndeshjes Chelsea - Portsmouth.
Shtuar më 16/08/2008, ora 17:23
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori