Robinho, Santos nis "sulmin" e rradhës
Santos përgatit një ofensivë të re për Robinhon. Siç raporton "Corriere dello Sport", klubi brazilian do të tentojë edhe pas 31 janarit (merkatoja në Brazil mbyllet në prill) për të rikthyer në atdhe brazilianin e Milanit.

Klubi karioka është i bindur se mund të marrë Robinhon nga kuqezinjtë pasi pritet të ofrojë diçka më shumë se 10 milionë euro, shifër kjo e kërkuar nga Adriano Galliani për kartonin e numrit 7 të Milan.

Duke parë që kuqezinjtë kanë nevojë për para për të përfunduar operacionet e merkatos Balotelli dhe Kaka, shitja e Robinhos nuk duket diçka e pamundur. /albeu.com/
Shtuar më 29/01/2013, ora 11:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori