Robinho synon 30 gola ne sezonin e pare ne Premierlige
Albeu.com
Përforcimi i ri i Manchester Cityt, Robinho, thotë se dëshiron që këtë sezon të arrijë më shumë se 30 gola dhe pranon se ka ende shumë për të mësuar për Premierligën.Ish-lojtari i Real Madridit, ka shënuar hat-trick në ndeshjen e djeshme ndaj Stoke Cityt, tregolëshi i parë i tij në Angli. Por Robinho thotë se ende ka për të mësuar për Premierligën dhe thotë se dëshiron të arrijë 30 gola në sezonin e tij debutues.

“Qëllimi kryesor është që ekipi të luajë mirë, por personalisht dëshiroj të arrij më shumë se 30 gola. Jam vërtet shumë i lumtur, por jo tërësisht pasi që ende kam për të mësuar. Do të isha vërtet i lumtur kur në fund të sezonit do të përfundonim ashtu siç besoj”, ka thënë braziliani.
Shtuar më 27/10/2008, ora 17:27
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori