Robinho te Santos, sot firma
Pëlqej
Robinho është praktikisht një lojtar i Santosit. Sulmuesi kuqezi ka gjetur në ditën e djeshme një akord me klubin brazilian dhe është nisur në drejtim të vendlindjes, ku sot pritet të firmosë kontratën e tij të re. Ditët e fundit kanë qenë shumë të rëndësishme për sa i përket të ardhmes së lojtarit.

Braziliani ishte në bisedime me klubin nga Katari, Al Ahli dhe tratativa ishte drejt konkretizimit, kur papritur në lojë hyri sërish Santos, duke frenuar kalimin e sulmuesit në Emiratet arabe.


Sipas mediave italiane, brazilianët mësohet të kenë gjetur një akord me Robinjon dhe me Milanin. Santosi do të firmosë një kontratë me lojtarin deri në fund të vitit 2015 (kohë kur skadon kontrata e tij me kuqezinjtë) dhe ka rënë dakord për t’i paguar rrogën e tij vjetore prej 2.5 milionë eurosh. Me valixhen në dorë dhe me një biletë për në Brazil, numri 7 është gati t’i japë lamtumirën "Djallit". /albeu.com/



Shtuar më 06/08/2014, ora 15:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori