Robinjo lamtumirë Real
Albeu.com
Gazeta spanjolle Sports shkruan se presidenti i merengezëve, Roman Kalderon, dhe drejtori sportiv Pedja Mijatoviç e kanë dhënë aprovimin për transferimin e sulmuesit drejt Celsit, ndërsa i vetmi kundër kësaj është trajneri Bernd Shuster.Robinjo shumë shpejt do të jetë pjesë e klubit sportiv të Çelsit. Ky ekip është në fazat e fundit të blerjes së brazilianit të Realit të Madridit. Gazeta spanjolle Sports shkruan se presidenti i merengezëve, Roman Kalderon, dhe drejtori sportiv Pedja Mijatoviç e kanë dhënë aprovimin për transferimin e sulmuesit drejt Londrës, ndërsa i vetmi kundër kësaj është trajneri Bernd Shuster. Pas firmosjes së Rafael Van der Vartit, edhe Shuster, mund ta ketë të lehtë të hapë dritën jeshile për Robinjon, i cili do të ketë në dyshim, pozicionin e titullarit sezonin e ardhshëm. Vetë lojtari i ka kërkuar klubit të pranojnë shitjen e tij, menjëherë pasi Reali e pengoi atë të shkojë në Lojërat e Pekinit.
Shtuar më 08/08/2008, ora 17:58
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori