Numri 9 nuk ka sjell shumë fat në shtëpinë e
Inter që pas largimit të Samuel Eto'o te Anzhi. Edhe Diego Forlan, i transferuar me bujë nga Atletico Madrid me të cilën shkëlqeu për disa sezone sërish nuk arriti të meritonte numrin të cilin më parë e ka mbajtur edhe fenomeni Ronaldo.
Për këtë shkak, edhe blerja më e re e
Inter, Tommaso
Rocchi ka ndryshuar
mendje duke lënë numrin 9 dhe duke
zgjedhur fanellën me numër 18 (1+8).
Por motivet e vërteta të kësaj zgjedhjeje ish sulmuesi i Lazios pritet ti zbardhë nesër në konferencën e parë për shtyp si zikaltër. /albeu.com/
Shtuar më 04/01/2013,
ora 15:20