Rodgers: Me Balotellin goditëm në merkato
Pëlqej
Në ditën e zyrtarizimit të Mario Balotellit, Liverpooli mori një goditje të fortë në Premier League, teksa u mund 3-1 në "Etihad Stadium" nga Manchester City. Gjithsesi fjalët e para të trajnerin Brendan Rodgers pas disfatës me "Citizens" shkuan për SuperMarion.

"Mendoj se me blerjen e Mario Balotellit kemi bërë një goditje në merkato. Ai ka shumë talent dhe do ta përforcojë shumë skuadrën. Thuhet se kemi rrezikuar, por ne shpresojmë se do të rritet si futbollist dhe si njeri. Nuk kemi asnjë dyshim për cilësitë e tij dhe mendoj se do të bëjë gjëra shumë të mira në 'Anfield Road'", është shprehur tekniku i "The Reds".

Më pas 41-vjeçari u përqendruar të disfata me Manchester City-n: "Mendoj se deri në momentin kur ata shënuan ne ishim më mirë. Ishim të rrezikshëm përpara, patëm kontrollin e topit dhe po mbroheshim shumë mirë. Loja jonë mori tjetër rrjedhë pas golit të Jovetiç". /albeu.com/

Shtuar më 26/08/2014, ora 11:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori