Rodgers ndal Interin: Lucas Leiva qëndron te Liverpool
"Nuk kanë ardhur oferta nga Inter dhe Napoli për Lucas Leiva". Këto janë fjalët e Brendan Rodgers. Menaxheri i Liverpool, gjatë një konference për shtyp, i ka dhënë fund zërave për një largim të mundshëm të mesfushorit brazialian.

"Gjatë këtij seksioni të merkatos nuk duam të humbasim një futbollist kaq të rëndësishëm për ne, qëndron këtu", tha qartë Rodgers.

Deklarata e teknikut të "The Reds" bën që drejtuesit e Interit të hedhin sytë nga kandidatura të tjera, ku një prej tyre është edhe Mario Suarez i Atletico Madrid. /albeu.com/
Shtuar më 16/01/2015, ora 11:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori