Rodgers ndal Realin: Sterling është mirë te Liverpool-i
Pëlqej
Liverpool nuk ka ndermend të heqë dorë nga talenti Raheem Sterling. Pas lajmeve se Real Madrid ka gati ofertën për sulmuesin e kombëtares angleze ka reaguar tekniku Brendan Rodgers, i cili është shprehur se Sterling është mirë te "The Reds".

"Në këtë moment mund ti interesojë të gjithë skuadrave të botës. Por ai është mirë te Liverpool", ka thënë qartë dhe prerë trajneri i skuadrës nga "Anfield Road". /albeu.com/
Shtuar më 26/09/2014, ora 16:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori