Rodriguez dëshiron të rikthehet te Reali
Pëlqej
James Rodriguez dëshironkthehet te Real Madridi në verën e ardhshme, mirëpo kjo do të varet nga vendimi i Bayern Munichut për shfrytëzimin apo jo të opsionit për blerjen e tij.

Futbollisti kolumbian nuk është i kënaqur në Munich dhe nuk ka arritur të përshtatet në sistemin e lojës së trajnerit Niko Kovac.

Duke marrë parasysh situatën e krijuar te klubi bavarez dhe problemet e tij të fundit me lëndime, lojtari dëshironkthehet në Santiago Bernabeu.

Për të kanë shprehur interesim edhe disa klube të tjera, duke përfshirë Manchester Unitedin, Milanin, Juventusin dhe Barcelonën.

Megjithatë, dëshira e tij kryesore është që të luajë sërish për Real Madridin, klub i cili e ka në pronësi.
Shtuar më 21/11/2018, ora 19:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori