Roger Federer në finale të Rotterdamit
Pëlqej
Roger Federer ka kaluar në finale të turneut të Roterdamit pas triumfit ndaj tenistit italian, Andreas Seppi, në gjysmëfinalen e zhvilluar sonte në mbrëmje.

Zvicerani, i cili pas arritjes në finale siguroi vendin e parë në ranglistën botërore të tenisit duke u futur në histori si tenisti më i vjetër që e arrin këtë gjë, e mundi me lehtësi italianin në dy sete 6-3, 7-6.

36-vjeçari do të përballet me bullgarin Grigor Dimitrov në finalen e të dielës.

Federer është në një ecuri prej 11 fitoreve radhazi këtë fillim sezon në tenis, pas triumfit në Australian Open. /albeu.com/
Shtuar më 17/02/2018, ora 23:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori