Roja e sigurimit nuk njeh Nadalin, i kërkon fletëhyrje për t'u stërvitur (VIDEO)
Tenisti spanjoll,
Rafael Nadal ishte gjetur në një pozitë të palakueshme gjatë stërvitjeve të tij në Francë
Televizioni francez “Canal + Sport” ishte duke xhiruar një kronikë për tenistin e famshëm
spanjoll Rafael Nadal, por gjatë hyrjes për në fushat stërvitore ka pasur një moment disi të pakëndshëm mes 31-vjeçarit dhe rojës së sigurisë.
Ai nuk e ka njohur tenistin numër 1 të botës dhe e ka ndaluar, por pas prezantimit e ka lejuar të hyjë brenda.
“Përshëndetje zotëri, a keni fletëhyrje?”, ka qenë pyetja e rojës.
“Nuk e kam me vete lejekalimin, jam
Rafael Nadal”, u përgjigj
tenisti dhe u fut brenda. /albeu.com/
Shtuar më 07/11/2017,
ora 18:55