Rojo i thotë “Po” Bundesligas
Schalke ka shprehur interesim për të transferuar mbrojtësin e Manchester Unitedit, Marcos Rojo.

Thuhet se kryetrajneri Andre Breitenreiter, dëshiron përforcimin e mbrojtjes pas lëndimeve të shpeshta të Benedikt Howedesit.

Rojo ka probleme me lëndime, por është i hapur ndaj mundësisë për një transferim te Veltins Arena.

Sipas Bild, nëse mbrojtësi argjentinas e dëshiron transferimin, Schalke do të kthejë vëmendjen nga mbrojtësi i Dynamo Kievit, Aleksandar Dragovic./Albeu.com/
Shtuar më 19/01/2016, ora 18:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori