Roma - Aquilanit: Bej gati valixhet
Pëlqej
Albeu.com
Drejtori sportiv i Romës, Bruno Conti, i ka thënë mesfushorit romak, Alberto Aquilani, se do të largohet nga kryeqyteti italian, nëse Roma eliminohet nga Liga e Kampionëve, njofton "Il Romanista".
Kontrata e Aquilanit me Giallorossët përfundon në vitin 2010, ndërsa bisedimet për vazhdimin e saj kanë ngecur.

Skuadra më e interesuar për të fituar shërbimet e 24-vjeçarit është Juventusi që deri më tani ka dështuar ta transferojë mesfushorin.

Ndërsa numri i sotëm i gazetës së fansave romakë, shkruan se Conti e ka bërë të qartë se nëse Roma nuk arrin ta kalojë fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve, atëherë drejtuesit e klubit do të jenë të detyruar ta shesin Aquilanin.
Shtuar më 20/11/2008, ora 20:53
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori