Roma: 4 emra për një super-sulm (FOTO LAJM)

Juan Iturbe - Hellas Verona
Rudi Garcia nuk është i kënaqur me vendin e dytë në Serie A dhe kërkon që sezonin e ardhshëm Roma e tij të jetë kampione e Italisë. Për këtë arsye ai i ka kërkuar drejtuesve të skuadrës ti mundësojnë disa blerje gjatë merkatos së verës. Dhe reparti që francezi ka më shumë merak është sulmi.

Katër emra ka në listë Garcia për një rol në sulm: Iturbe, Cuadrado, Cerci e Aubameyang.

I pari ka cilësi shumë të mira por fakti që është vetëm 20-vjeç nuk mund të marrë përsipër barrën e një reparti të tërë; Cerci kaloi një sezon të mirë te Torino, por një transferim mund të ndikonte psikologjikisht, shkruan "Corriere dello Sport".

Përsa i përket Cuadrados, ai duket një kloun i Gerrvinhos, ndërsa Aubameyangin (sezon i shkëlqyer me Borussia Dortmund) një rikthim në Serie A mund të ndikonte negativisht, duke parë eksperiencën e dobët te Milani.

Përveç afrimeve, Roma dëshiron të rikthejë në skuadër edhe tre sulmues të huazuar brenda dhe jashtë Italisë. /albeu.com/
Shtuar më 17/05/2014, ora 12:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori