Roma: 4 largime, 4 afrime (FOTO LAJM)

Daniel Pablo Osvaldo
20 milionë Euro plus të ardhurat nga shitje lojtarësh. Eshtë kjo shifra që ende pse jo zyrtarisht, Roma parashikon të vendosë në dispozicion për merkaton e verës. Në pritje të vendimit për trajnerin e ardhshëm, planet e klubit janë të qarta për ndryshimet që do të bëhen, kryesisht për repartet ku janë parë të nevojshme siç janë portieri, lojtarët e krahut dhe mesfushorët.

Edhe largimet e lojtarëve aktualë do të vlerësohen nga tekniku i ri. Osvaldo mund të jetë një nga të sakrifikuarit, por edhe De Rossi nuk është më i paprekshëm.

Ndërkohë që pritet të finalizohen tratativat për portierin e Santos, Rafael, si dhe lojtarët e tjerë: Alderweireld i Ajax, Jean i Fluminense dhe Basta i Udinese. /albeu.com/
Shtuar më 17/05/2013, ora 12:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori