Roma bën gati ofertën e re për Smalling
Smalling do të kthehet te Manchester United pasi të përfundojë sezoni në Serie A, me ‘Djajtë e Kuq’ që nuk kanë lejuar lojtarin të përfshihet në Ligën e Evropës te skuadra italiane.

Tani raportohet se Roma i ka bërë një ofertë të re Manchester United, duke kërkuar mbajtjen e mbrojtësin në ‘Olimpico’.

Do të ishte një hua prej tre milionë euro me një mundësi blerjeje të detyrueshme për 15 milionë euro verën e ardhshme, ndërsa Smalling do t’i ofrohet një kontratë katër vjeçare.

Smalling është paraqitur në 32 ndeshje për Romën këtë sezon, duke shënuar edhe dy gola.
Shtuar më 09/07/2020, ora 12:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori