Roma bën gati revolucionin, ja yjet që largohen në merkaton e verës (FOTO LAJM)
Humbja në derbi me Lazion është pika që mbushi gotën e Romës. Situata në klubin verdhekuq nuk është aspak pozitive dhe kjo ka bërë që drejtuesit me drejtorin e ri sportiv,
Monchi, të planifikojnë një plan revolucioni.
Ai po punon për të qartësuar sa më parë çështjen e trajnerit dhe më pas do të piketojë blerjet dhe
largimet e mundshme të
verës.
Sipas mediave italiane, as
emrat e mëdhenj të kësaj skuadre nuk do të jenë imunë ndaj pastrimit që do të bëjë
Monchi me Manolas, Nainggolan, Dzeko, Szczesny e Salah në listë.
Skuadra e sezonit të ardhshëm do të ketë në boshtin e saj emra si Alisson, Fazio, De Rossi, Strootman e Perotti, ndërsa Rudiger dhe Paraedes do të kenë edhe një shans tjetër. Paralelisht me
largimet do të punohet edhe me
emrat e rinj që do të mbërrijnë në Trigoria dhe kjo varet nga klasifikimi përfundimtar në kamionat pasi vendi i tretë do të humbiste shumë miliona për arkën e klubit.
Shtuar më 03/05/2017,
ora 13:00