Roma-De Rossi, vazhdojnë bisedimet
Daniele De Rossi
Bisedimet rreth kontratës mes ekipit të Romës dhe mesfushorit Daniele de Rossi janë duke vazhduar, këtë gjë e ka njoftuar administratori i klubit, Claudio Fenucci.

Mesfushori italian ka më pak se 12 muaj në marrëveshjen e tij aktuale me Romën dhe mund të largohet si futbollist i lirë në qershor të vitit të ardhshëm. Por, të dyja palët duket se dëshirojnë të vazhdojnë bashkëpunimin.

"Kemi arritur marrëveshje në pika të ndryshme të kontratës, por ende ekziston një distancë rreth një elementi. Duhet të punojmë ende rreth saj", tha Fenucci për Radio RAI. /albeu.com/
Shtuar më 03/10/2011, ora 22:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori