PDIU braktis Edi Ramën
Roma dëshiron yllin e Atletikos, do tentojë ti ndalojë rinovimin
Pëlqej
Nëse Roma arrin të kalojë fazën e grupeve të Championsit, në arkat e klubit verdhekuq do të shkonin edhe 15 milionë euro, shumë që stimulon drejtuesit të ndërhyrjnë në merkato, për të plotësuar organikën me elementë mjaft cilësorë në reparte të vecanta.

Sipas mediave italiane, drejtori sportiv i Romës, Monchi, ka shënjestruar mbrojtësin uruguajan, Jose Jimenez, i ditëlindjes 1995 dhe në skadencë kontrate me Atleticon e Madridit. Roma është interesuar edhe gjatë sezonit të kaluar për këtë futbollist falë lidhjeve spanjolle të Monchit, i cili ka patur një kontakt me drejtuesit e “Los Colchoneros” me rastin e përballjes së parë mes Romës dhe Atleticos në “Olimpico”.

Ndoshta biseda për këtë futbollist do të vijojë më 22 nëntor, kur Roma të kërkojë pikën e kualifikimit në “Wanda Metropolitano”. /albeu.com/
Shtuar më 03/11/2017, ora 10:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori