Roma do ta largoje Baptistan?
Albeu.com
"Corriere dello Sport" njofton se aventurës së Julio Baptistas te Roma mund t’i vijë fundi, pasi që Giallorossët janë të gatshëm të pranojnë oferta për shitjen e tij, nëse nuk arrijnë ta sigurojnë një vend për Ligën e Kampionëve.Kryeqytetasit aktualisht janë në pozitën e gjashtë, tetë pikë larg pozitës së katërt të cilën e mban Genoa, kur kanë mbetur edhe shtatë javë deri në fund të Kampionatit.

Moskualifikimi i skuadrës në Ligën e Kampionëve do t’i detyrojë romakët të largojnë disa nga lojtarët të cilët i kanë pagat e larta, dhe njëri prej tyre është braziliani Baptista, i cili fiton 3 milionë euro në sezon.
Shtuar më 15/04/2009, ora 21:10
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori