Roma e fiksuar pas Hysajt, skenarit i fundit për transferimin
Ekipi kryeqytetas e do medoemos mbrojtësin shqiptar të Napolit në gjirin e saj.

Elseid Hysaj pret zhvillimet e janarit në merkato, por verdhekuqtë nga ana tjetër nuk janë të gatshëm për t’i kënaqur kërkesat financiare Napolit. Presidenti Aurelio De Laurentis kërkon 25 milionë euro për kartonin e anësorit shkodran.

Së fundmi, sipas asaj që raporton “Corriere dello Sport”, ka një mënyrë se si Roma mund të shkojë te Hysaj. Zgjidhja është Florenzi, i cili te skuadra kryeqytetase po ngroh stolin. Për të nuk mungojnë oferta, por mund të sakrifikohet për Hysajn. Shkëmbimi mes tyre është një opsion.

Tjetri është shitja e Florenzit, që do të dërgonte në arkat e Romës të ardhura të rëndësishme. Gjithsesi klubi italian nuk është i gatshëm t’i paguajë 25 milionë euro dhe ky mbetet ngërçi për t’u zgjidhur.
Shtuar më 14/11/2019, ora 10:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori