Roma e merr seriozisht merkaton
Drejtori Sportiv i Romës Sabatini kërkon ta përforcojë Romën me prurje të reja në merkatot e ardhshme. Afrimet e Gago dhe Pjaniç nuk i mjaftojnë Luis Enrikes. Tranjeri spanjoll kërkon një lojtar që vrapon dhe të jetë i aftë të ndihmojë edhe sulmin kur është nevoja, siç është Markizio te Juventus.

Sipas "Corriere dello Sport" emri i duhur është Fredi Guarin, kolumbiani i Portos dhe Lassana Diarra si alternativë. Por Sabatini kërkon të marrë talentin e Saint Etien, 21 vjeçarin Josuha Guilavogui.

Për krahët Roma po vëzhgon në Brazil Wallace dhe Gabriel Silva. Të rinj dhe të aftë për tiu përshtatur projektit të ri të Romës. Në Itali pëlqehet edhe Skeloto i Atalantës.

Për sulmin, Roma ka në plan Palacio dhe Hernandez i Palermos por "ëndrra" e ka emrin Podolsky. Pa harruar 18-vjeçarin uruguajan, Nicolas Lopez që mund të bëhet pjesë e Romës që në janar. /albeu.com/
Shtuar më 02/11/2011, ora 14:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori