Roma e vendosur për Cavanin, nis ofertën zyrtare
Merkatoja e verës pritet ta shoh edhe Romën aktive, me skuadrën italiane që synon të përforcojë edhe fazën e sulmit.

‘Giallorossi’ kanë interesim për uruguaianin Cavani, kontrata (me PSG) e të cilit ka skaduar gjatë këtij muaji.

Sipas Gaston Fernandez, i afërt me Cavani, Roma tashmë ka bërë ofertën zyrtare për Cavani.

"Ka një ofertë zyrtare për Cavani. Roma më ka kërkuar që të dërgojë ofertë formale te Walter Guglielmone (agjenti i Cavani)", ka thënë Fernandez.

Sipas fjalëve të Fernandez, transferimi i Cavani do të varet shumë edhe nga ajo nëse skuadra do të shitet ose jo.

Cavani lidhet edhe me skuadrën e Inter, Newcastle United, por edhe me ligën e MLS në ShBA
Shtuar më 05/07/2020, ora 12:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori