Roma edhe më pranë talentit 21-vjeçar
Pëlqej
Raportohet se Roma prej kohësh kanë qenë të lidhur me lojtarin 21-vjeçar të Dinamo Zagrebit, Ante Coric. Çmimi i vendosur nga klubi kroat për lojtarin e shumë përfolur është rreth 6 milionë euro.

Mesfushori me tipare sulmuese ka arritur të paraqitet në Përfaqësuesen e parë të Kroacisë dhe ishte pjesë e skuadrës për Euro 2016, por nuk arriti të ketë ndonjë minutë në fushë.

Tani sipas TuttoMercatoWeb, Roma ka bërë një ofertë zyrtare në vlerë gjashtë milionë euro, aq sa ishte dhe kërkesa e Dinamos. Takimi mes palëve pritet të ndodh sot gjatë ditës së martë. /albeu.com/
Shtuar më 17/04/2018, ora 12:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori