Roma falenderon Alissonin në aventurën e tij të re

Pëlqej
Roma ka falënderuar portierin brazilian, Alisson Becker, në aventurën e tij të re në Liverpool.

Alisson është transferuar në Liverpool për hic më pak se 75 milionë euro, rekord botëror për një portier, në fillim të kësaj jave.

Portieri brazilian pritet t’i kryejë testet mjekësore në ditët në vazhdim para se ta kompletojë kalimin e tij te 5 herë kampionët e evropës.

Në një postim në Twitter, Roma ka falenderuar Alissonin për atë që ka dhënë për klubin, si dhe i uroi fat në aventurën e tij të re në ishull. /albeu.com/
Shtuar më 19/07/2018, ora 23:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori