Roma feston Krishtlindjet, tifozët kontestojnë Tottin
Lajmi për humorin e keq të kapitenit të Romës, Francesco Totti po bën xhiron në Itali. Legjenda e verdhekuqve po mendon largimin nga ekipi i tij zemrës.

Këtë Totti e konfirmoi dje dhe "Romanews.eu" tregon disa prej arsyeve që kanë "mërzitur" kapitenin: Numri i 10 i Romës është kontestuar nga një grup tifozësh romanë teksa festonte me klubin Krishtlindjet.

Edhe intervista e tij ka ardhur menjëherë pas sjelljes jo-sportive të tifozëve prandaj dhe toni që ka përdorur Totti ka qënë i ashpër, ndoshta në gjaknxehtësi e sipër.

Sidoqoftë, vështirë se flamuri i Romës të largohet nga klubi që e bëri të famshëm, mbi të gjitha në këtë mënyrë dhe në këtë moshë. /albeu.com/
Shtuar më 15/12/2011, ora 14:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori