Roma fiton minimalisht ndaj Genoas dhe merr tri pikët e arta (VIDEO)

Roma ka hedhur një hap të rëndësishëm sonte në tabelën e klasifikimit, duke mposhtur Genoa me shifrat 2-1 në "Stadio Olimpico".

Sfida u zhbllokua që në minutën e 17'-të me golin e Cengiz Under.

Roma dyfishon rezultatin në minutën e 52'-të me një autogol të Ervin Zukanovic.

Genao golin e nderit e shënon në minutën e 61'-të me anë të Lapadulës.

Pas kësaj fitoreje Roma renditet në vendin e 3 me 64 pikë, ndërsa Genoa në vendin e 12 me 38 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 18/04/2018, ora 23:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori