Roma fiton, Lazio barazon
Pëlqej
Albeu.com
Roma duket se ka tejkaluar fazën e vështirë që e shoqëroi këtë fillim sezoni, duke shënuar edhe një fitore tjetër, kësaj here me rezultat 3-0 në fushë të Lecces.
Dy gola për romakët erdhën në pjesën e parë të ndeshjes, së pari nga Vucinic (11’) dhe pastaj me anë të Juan (38’), ndërsa rezultatin e vulosi kapiteni Francesco Totti në fillim të pjesës së dytë të ndeshjes (49’).

Ekipi tjetër i kryeqytetit italian, Lazio, sërish ka dështuar të shënojë fitore, duke barazuar para publikut të vet me rezultat 1-1 ndaj Genoas.

Pas një penaltie të humbur nga Diego Milito në minutën e 58-të, ishin sërish mysafirët të cilët kaluan në epërsi përmes të njëjtit lojtar, në minutën e 69-të, por vendasit u kundërpërgjigjën duke barazuar me anë të Dabo, dhjetë minuta para fundit të ndeshjes (80’).

Fitore nuk ka arritur të sigurojë as Napoli, që ka barazuar 2-2 në fushë të vet ndaj Cagliarit. Sonte është edhe ndeshja tjetër e Serie A, ku Torino e pret në fushë të vet Milanin.
Shtuar më 24/11/2008, ora 05:06
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori