Roma fiton ndaj Novaras (VIDEO)
Skuadra e Romës ka arritur një fitore bindëse në ndeshjen e së dilës kundër Novara-s duke shënuar 5 herë në portën kundërshtare. Në takimin e luajtur në stadiumin “Olimpiko”, miqtë kaluan të parët në epërsi, por kundërpërgjigja e vendasve nuk vonoi.

Pjesa e parë u mbyll 2-1. Roma shënoi dy gola të tjerë shumë shpejt, pa u mbushur mirë një orë lojë, duke mos e lënë fitoren në diskutim.
Kur ndeshja po i afrohej fundit, Novara shënoi golin e dytë, duke ngushtuar diferencën, por në “Olimpiko” pati edhe një tjetër gol. Rezultatin e vulosi sulmuesi i ri argjentinas, Lamela, në minutat shtesë. Me këtë fitore, Roma u ngjit në kuotën e 47 pikëve vetëm 4 pikë larg vendit të tretë, pra zonës së Ligës së Kampionëve.

Shihni videon:

Shtuar më 01/04/2012, ora 14:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori