Roma fiton përballë Cagliarit, "dridhet" Milani (VIDEO)
Roma e Ranierit mund të gëzojë. Momentalisht është në Champions League, pasi sapo ka parakaluar Milanin dhe Atalantan, duke marrë vendin e katërt. Një ndeshje e dominuar nga sekonda e parë deri në fund për verdhekuqtë, ndaj Cagliarit, në "Olimpico".

Ndoshta, për sardët, fitorja e Bolognas ndaj Empolit bëri që të ishin në pozita më të qeta për sa i përket mbijetesës. Kanë mjaftuar 8 minuta që në fillim Fazio, më pas Pastore, të shënonin dy gola të shpejtë, njëri me ndihmën e Goal Line Technology.

Në pjesën e dyta, Cagliari u përpoq, por e pati të pamundur, ndërsa në fund Kolarov i vuri vulën me 3-1 final. Për Pastoren ky ishte goli i tretë këtë kampionat. Argjentinasi nuk shënonte prej 6 muajsh. /albeu.com/


Shtuar më 27/04/2019, ora 20:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori