Roma fiton respektin e tifozëve të Liverpoolit dhe mbarë botës me gjestin e bërë (VIDEO)


Pëlqej
Ndeshja e sotme në “Anfield” midis Liverpool dhe Romës dha një episod të bukur sportiv.

Me të arritur në qytetin e Liverpool, futbollistët dhe stafi teknik i Romës, kanë fituar respektin e gjithë tifozëveLiverpool. Ata me të mbërritur në qytet shkuan dhe vizituan memorialin që gjendet në “Anfield” lidhur me fatkeqësinë e Hillsborough të 15 prillit 1989, ku patën humbur jetën 96 përkrahës të Liverpool, përpara ndeshjes gjysmëfinale të FA Cup.

Me në krye Daniele De Rossi dhe të shoqëruar nga Francesco Totti Roma tregoi se di të vlerësojë atë që është më e vlefshme se futbolli, jetën e njeriut. /albeu.com/
Shtuar më 24/04/2018, ora 17:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori