Roma gjen trajner të ri, pranë firmës me një portugez
Pas disa javësh në kaos, pa trajner dhe me historinë e çuditshme tfonseë largimit të kapitenit Daniele De Rossi, Roma ka gjetur trajner.

Do të jetë Paulo Fonseca "timonieri" i skuadrës verdhekuqe, sepse portugezi ka gjetur marrëveshjen për të prishur kontratën me Shakhtar Donetsk.

Për të kaluar ngërçin me klubin ukrainas, Fonseca ka pranuar të marrë një pagë më të ulët se ajo e rënë dakord me Romën.

Në këtë mënyrë, Roma do t'i paguajë Shakhtarit 2 milionë euro, ndërsa Fonseca do të firmos një kontratë 3-vjeçare, me 2,5 milionë euro në vit. Të hënën portugezi do të jetë në Itali, për firmën dhe prezantimin.

Paulo Fonseca ka drejtuar Shakhtar Donetsk në 3 vitet e fundit, duke fituar 3 kampionate rresht dhe 2 kupa, pa harruar paraqitjet e mira në kupat e Europës.
Shtuar më 07/06/2019, ora 14:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori