Roma humbet por Zeman nuk tërhiqet
Trajneri i Romes nuk ke ndermen te terhiqet edhe pas humbjes me Cagliarin. Pas ndeshjes Zeman pranoi lojën e dobët të Romës ndërsa tha se do t’i vinte keq nëse klubi do ta shkarkonte.

“Për një ndeshje të humbur nuk e mendoj aspak të jap dorëheqjen, duhet të punojmë për t’u përmirësuar. Në të kaluarën kemi bërë lojë të bukur ndërsa ndaj Cagliarit jo pavarësisht se dhamë maksimumin. Goicoechea bëri një gabim shumë të rëndë dhe nuk kam çfarë të shtoj për të. Kjo skuadër ka bërë 25 ndeshje të mira dhe 3 ka gabuar me sjelljen në fushë, do të më vinte keq shkarkimi sepse me këta futbollistë të rinj mund të marrim rezultate të mira” përfundoi Zeman. /albeu.com/
Shtuar më 02/02/2013, ora 10:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori