E FUNDIT/ Sulmohet Tom Doshi në Shkodër
Roma humbet Tottin, rrezikon edhe Dzeko
Fitorja ndaj Carpit ka lënë jashtë 3 të dëmtuar për Romën. Në vigjilje të ditëlindjes së tij të 39, Totti u dëmtua në pulpën e këmbës së djathtë dhe është konfirmuar se do të qëndrojë 1 muaj jashtë fushe. I njëjti tip dëmtimi, por më i lehtë për Keitan, ndërkohë që edhe Dzeko doli nga fusha për një lëndim shqetësues në gju , që e vë në rrezik për përballjen e së martës.

Dëmtimi rezultoi dhurata më e hidhur për ditëlindjen e Tottit, dhe që në Genoa nuk mund të luante për shkak të një goditje që mori nga Consigli kundër Sassuolos.

Kapiteni ndiente ende dhimbje por kur Dzeko doli nga loja në pushimin e ndeshjes u fut në fushë dhe vrapimi që coi në golin e Salah rezultoi fatal për të, ashtu sic edhe pak më parë kishte rezultuar fatal për Keitan një vrapim në mesfushë./Albeu.com/
Shtuar më 27/09/2015, ora 12:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori