Roma i jep 3 "shuplaka" Napolit, merr vendin e dytë (VIDEO)
Super ndeshja e javës së 8-të në Serinë A mes Napolit dhe Romës është mbyllur me fitoren e verdhekuqve 1-3. Dueli ishte shumë i ndezur me raste të shumta në të dyja portat, por goli do të vinte vetëm në fundin e pjesës së parë.

Edin Dzeko përfitoi nga një përgjumje e mbrojtjes vendase për ta dërguar topin në fundin e rrjetës. Sulmuesi boshnjak nuk u ndal me kaq pasi në fillimin e pjesës së dytë dyfishoi shifrat, ndërkohë që ka marrë dhe kreun e golashënuesve me 7 gola. Napoli ngushtoi shifrat me Koulibaly pas 4 minutash, raporton Albeu.

fundin e ndeshjes ka pak kohë dhe për Salah i cili me shpejtësinë e tij vrastare, i l të shtangur mbrojtësit dhe shënoi golin që vulosi gjithçka. Ndeshje mesatare për Hysajn, i cili nuk spikati shumë në lojën e tij në krahun e djathtë.

Roma tashmë ka 16 pikë, dy më pak se Juvja, por me një ndeshje më shumë. /albeu.com/

Shtuar më 15/10/2016, ora 16:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori