Roma i jep një dorë Lazios, skuara e Inzaghit kualifikohet direkt në Champions
Lazio tashmë zyrtarisht do të jetë pjesë e Ligës së Kampionëve për edicionin e ardhshëm.

Lazio përfundonte sezonin në Serie A në pozitën e katërt, vend që siguron garat në Ligën e Kampionëve, por jo gjithçka ishte e sigurt.

Për shkak të koeficientit të zbritur nga UEFA për Italinë, një triumf eventual i Romës në Ligën e Evropës do t’i zinte vendin Lazios.

Megjithatë, Roma sot është mposhtur nga Sevilla, duke bërë që Lazio zyrtarisht të jetë pjesë e LK për edicionin tjetër, përcjell lajmi.net

Lazio do të përfaqësojë Italinë në Evropë krah skuadrave si Juventus, Inter e Atalanta.
Shtuar më 06/08/2020, ora 21:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori